16 vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe dy vëllezërit

Një 16-vjeçar dyshohet se i ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e tij në Virginia.

Rasti i rëndë ka ndodhur të dielën, derisa, prindërit dhe dy djemtë u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

Rasti besohet të ketë ndodhur rreth orës 10:40, dhe krimi sipas policisë është kryer me armë zjarri.

Një i afërm ishte përpjekur të kontaktojë me familjen të shtunën. Pasi nuk mori përgjigje të nesërmen ai shkoi për të kontrolluar.

Ata gjetën derën e përparme të zhbllokuar dhe trupat e pajetë brenda në shtëpi dhe menjëherë thirrën policinë.

Zyra Qarkut e Policisë në Kanaëha se 16-vjecari që dyshohet se kreu krimin u gjet i sigurt diku tjetër pa asnjë lëndim.

Autoritetet e policisë atëherë njoftuan se një i ri ishte akuzuar për katër akuza të vrasjes në lidhje me incidentin, por nuk dha moshën e tij dhe nuk sqaroj nëse ishte 16-vjeçar që i përkiste familjes.

Fqinji Samra Mullins tha se nuk dëgjoj asnjë të shtënë të vinte nga shtëpia në lagjen e qetë. “Është shumë stresuese për ne, sepse kemi edhe stresin e pandemisë Covid-19”, tha ajo , shkruan DailyMail, transmeton Express.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit