-2.3 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Avdyli: Edhe 40 ditë për ta pensionuar mashtruesin Isa Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi.

Avdyli ka thënë se kanë mbetur edhe 40 ditë për ta “pensionuar mashtruesin nga Rinia socialiste”, duke iu referuar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

“Qytetari i kuptoi të gjitha, s’mashtrohet më nga mashtruesit që 40 vite në politikë jetuan e vepruan duke mashtruar. Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin nga Rinia socialiste , sekretari krahinor, 3% e deri sot që bëri llugë skenën politike. Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër. Vjosa Osmani”, ka shkruar tutje deputeti i LDK-së.

Më Shumë

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Vdes një 43-vjeçare nga Suhareka, policia: Dyshohet se konsumoi preparate kimike

Një grua 43-vjeçare nga Suhareka ka vdekur të martën në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit