16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Prizren: Mungon njëri nga të akuzuarit, shtyhet përsëri gjykimi për kontrabandim me migrant në bashkëkryerje

Ka dështuar përsëri gjykimi ndaj të akuzuarve për kontrabandim me migrant në bashkëkryerje Florian Hoxha, Agron Hoxha dhe Ekrem Rustemi, e cila ishte paraparë të mbahej të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren.

Shkak për dështimin e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Ekrem Rustemi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi konstatoi se nuk është prezent në gjykim i akuzuari Rustemi, për të cilin tha se në fletë kthesë ekziston konstatimi se adresa është jo e plotë.

Pasi nuk pati kushte për mbajtjen e kësaj seance, e njëjta u shty për 21 prill të vitit 2021, fillimisht në ora 10:00.

Për këtë rast ishin të akuzuar edhe disa persona të tjerë, të cilët e kanë pranuar fajësinë në fazat më të hershme të procedurës.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Florian Hoxha, Agron Hoxha dhe Ekrem Rustemi, akuzohen se kanë vepruar në bashkëkryerje  si anëtarë të grupit kriminal, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, nga hyrja e paligjshme e shtetasve të Kosovës në shtetet në të cilat të njëjtit nuk janë banorë të përhershëm.

Në këtë mënyrë ata i kanë rekrutuar dhe transportuar personat e interesuar për megrim, ashtu që së paku gjatë vitit 2014, u kanë mundësuar shumë migranteve që të kalojnë kufijtë shtetëror dhe të hyjnë në shtetet e ndryshme të unionit evropian.

Kjo ka ndodhur pa i përfillur kushtet e domosdodhme ligjore për hyrje në ato shtete, me çmim të caktuar, e që për person ishte nga 1800 euro deri në Vienë të Austrisë e deri në 3500 euro në shtetet më të largëta të Europës.

Me këto veprime të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale të kontrabandimit me emigrant./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit