Pirlo: Duam t’i shkojmë deri në fund Kupës

Në vigjilje të sfidës së Kupës së Italisë kundër Genoas, Andrea Pirlo ka sqaruar gjërat që kanë ndryshuar te Juventusi i tij në sfidat e fundit.

Humbja ndaj Firontinës, ka qenë pika e kthesës sipas strategut të torinezëve.

“Kemi treguar forcë në fushë, mbi të gjitha mentale. Duhet të riniseshim pas Fiorentinës, i kemi të qarta objektivat dhe nga ajo ndeshje nisëm të mendojmë vetëm për vete dhe për të bërë mirë në ndeshje.
Kupa e Italisë është një kompeticion që në fillim duket si nuk të intereson, por dalë nga dalë shkon drejt fundit. Duam të fitojmë dhe të vijojmë rrugëtimin tonë në këtë kompeticion.

Do të luajë Chiellini, që po stërvitet prej kohësh, si dhe Buffon nga minuta e parë. Për të tjerët do të shohim”, deklaroi strategu italian, teksa në këtë ndeshje do të ketë shumë mungesa, duke filluar nga Cuadrado, Alex Sandro De Ligt, e deri te Chiesa, McKennie dhe Dybala që u dëmtuan ndaj Sassuolo.

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Lajmet e Fundit