LDK, hap fushatën në Prizren

eqa dhe zafaLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) së bashku me partnerët e koalicionit, kanë hapur zyrtarisht fushatën në Prizren.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ndihet mirë për koalicionin me Bashkimin Demokratik dhe komunitet tjera. Ai ka pohuar se Prizreni, është i qytetarëve dhe se ky qytet nuk është pronë e askujt, e asnjë partie politike, por se është i prizrenasve. Ai ka thënë se qytetarët e Prizrenit, do të vendosin me 1 dhjetor se kush do t’i qeverisë, duke kërkuar mobilizim dhe punë, që më 1 dhjetor, siç ka thënë ai, të votohet për të ardhmen e fëmijëve të prizrenasve, zhvillimit ekonomik dhe atij urban.

Ndërsa kandidati i LDK-së, për Prizrenin, Eqrem Kryeziu, ka interpretuar në shqip deklaratën e James Rubuin, ish diplomatit amerikan duke thënë se krahu i luftës duhet të largohet nga pushteti faqebardhë, e jo faqezi. Ai ka interpretuar, po ashtu, disa deklarata të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili, sipas Kryeziut, ka thënë se gjatë qeverisjes së Eqrem Kryeziut, ai nuk ka mundur të sjellë në Prizren as krye bashkiakun e Kukësit.

Kryeziu ka thënë, po ashtu, duke interpretuar deklaratën e Thaçit se nën udhëheqjen e Ramadan Mujës në Prizren, ka qëndruar dhe baronesha Cetherin Eshton. Kryeziu ka thënë se Thaçi ka menduar se Ramadan Muja, është baronesha e Prizrenit.

Edhe kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka thënë se 1 dhjetori është fundi i qeverisjes së klaneve Pronto. /Kosovapress/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit