Krasniqi: Sistemi aktual zgjedhor, i komplikuar

JakupKrasniqi-Zlatko VujovicKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot shefin e Misionit të ENEMO-së (Rrjeti i Organizatave Evropiane Monitoruese të zgjedhjeve), Zlatko Vujovic, me të cilin ka biseduar për procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe për nevojën e përfundimit, në afat sa më të shkurtër, të reformës zgjedhore.

Shefi i Misionit të ENEMO-së, Zlatko Vujovic, ka theksuar se Rrjeti i Organizatave Evropiane Monitoruese të zgjedhjeve kanë vëzhguar raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, e pjesërisht edhe procesin e numërimit të votave dhe ka pohuar se do të monitorojnë edhe raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve më 1 dhjetor.

Ai ka thënë se gjatë muajit janar misioni, të cilin e drejton, do të përgatisë Raportin final për ecurinë e këtyre zgjedhjeve, raport ky, për të cilin është shprehur i bindur se do të jetë shumë i vlefshëm edhe për reformën zgjedhore në Kosovë.

Vujovic e ka quajtur shumë pozitiv faktin që për herë të parë zgjedhjet lokale janë mbajtur në gjithë territorin e

Kryeparlamentari Krasniqi ka pohuar se sistemi aktual zgjedhor duket se është i komplikuar për një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës, duke e ilustruar këtë me numrin shumë të madh të votave të pavlefshme, mbi 106 mijë sish, ose rreth mbi 12 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.

Në këtë drejtim ai është angazhuar për një sistem më të thjeshtë dhe më të qartë zgjedhor, duke u shprehur i bindur se Raporti final i ENEMO-s për ecurinë e këtyre zgjedhjeve do ta ndihmojë reformën e sistemit zgjedhor në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit