17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

KB Rahoveci – KB Prishtina, ky është rezultati përfundimtar i ndeshjes

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.Çereku i parë ishte i baraspeshuar me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 16:19.

Në periudhën e dytë, hera njëra skuadër ishte në epërsi dhe herë tjetra, duke e bërë ndeshjen shumë interesante, derisa pjesa e parë përfundon 43:42.Isaiah Traylor i Rahovecit u dallua me 23 pikë në këtë pjesë.

Bardhekaltrit ishin më të mirë në periodën e tretë, duke pasur epërsi disa herë në tetë pikë dhe fitoi këtë pjesë 15:22, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:64.Rahoveci nuk u dorëzua dhe 10 minutat e fundit barazoi rezultatin në 66:66, por nga ky moment Prishtina ishte e pandalshme deri në fund, duke triumfuar bindshëm me rezultat 75:93.

Te Rahoveci u dallua Isaiah Traylor me 33 pikë e pesë kërcime dhe Amadi Ikpeze me 13 pikë e 11 kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 23 pikë e gjashtë asistime, Seth Ladey me 14 pikë e nëntë kërcime, Edmond Azemi me 14 pikë e gjashtë kërcime dhe Fisnik Rugova me 10 pikë e 12 kërcime.Rahoveci ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina pesë fitore dhe 12 humbje. /Insporti/

Më Shumë

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Malisheva nderon Nysret Hotin për kontribut në arsimin shqip në mërgatë

Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e...

Lajmet e Fundit