Ponte Prizreni mposhtë Pejën

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Pejës në kuadër të xhiros së 17-të të Princ Caffe Superligës.

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Përballja në Prizren ishte mjaft interesante, kurse në fund festuan vendasit. Periudhën e parë më mirë e nisën pejanët, që kishin shtatë pikë epërsi disa herë, por prizrenasit ngushtuan shifrat në 21:24, sa përfundoi kjo pjesë.

Por, në periodën e dytë më të mirë ishin vendasit që barazuan shifrat në 34:34, e më pas kaluan në epërsi 43:36, derisa pjesa e parë përfundoi 46:42.

Prizreni ishte më edhe më bindës në çerekun e tretë, ku kishte epërsi deri në 15 pikë, 67:52, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash në semafor 69:58. Peja u mundua me të gjitha forcat në 10 minutat e fundit, por nuk ia arriti qëllimit dhe Ponte Prizreni triumfoi 89:81.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 24 pikë e tetë kërcime, Jermaine Paige me 22 pikë e tri kërcime dhe Urim Zenelaj me 17 pikë dhe 13 kërcime, kurse te Peja u dalluan Dion Dixon me 29 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime.

Ponte Prizreni ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Peja 11 fitore dhe gjashtë humbje.

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit