PDK-ja merr mbështetje në Has dhe Përdrini

Kandidatët për deputetë të PDK-së kanë kërkuar besimin e votuesve në Has dhe Përdrini.

Ata janë ndarë të kënaqur me mobilizimin e banorëve të kësaj ane, për të mbështetur PDK-në, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Motivimi i shtuar po rezulton me mobilizim masovik drejt objektivave madhore”, shkruan kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

“Kjo u argumentua edhe sot në takimin degën e Hasit dhe me disa nëndegë në Velezhë ku kandidatët për deputetë hasën në ambient miqësor dhe energji pozitive për të lëvizur drejt fitores”.

Totaj shkruan se kandidatët e PDK-së mbështetje kanë marrë edhe në disa fshatra të Përdrinisë.

“Imponon përcaktimi i tyre që pa dilema te përkrahin PDK-në si forcë vendimmarrëse më serioze ne vend. Vetëm me PDK-në shtetësia e Kosovës konsolidohet dhe e ardhmja garantohet”, shkruan Totaj./PrizrenPress.com/

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit