-2.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Trashëgimia kulturore në Prizren vazhdon të përballet me sfida të shumta

Asetet e trashëgimisë kulturore në Prizren prej vitesh përballen me sfida të shumta, veçmas sa i përket ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të tyre. Të dhënat e institucioneve kompetente tregojnë se sfidat e kësaj natyre kanë qenë të pranishme edhe gjatë vitit 2020.

Sipas informatave të paraqitura nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, në periudhën janar-dhjetor 2020 në Prizren, janë evidentuar 3 raste të dëmtimeve në ndërtesat e trashëgimisë kulturore, dhe 12 raste të punimeve të paautorizuara apo tejkalim të kushteve të pëlqimit, ku në 2 raste, punimet e paautorizuara janë realizuar nga organet komunale.

Ndërsa Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore në MKRS ka njoftuar se në periudhën mars-dhjetor 2020, në 4 raste ka nxjerrë vendime për ndalim punimesh dhe obligim të palëve për kthim të aseteve në gjendje të mëparshme. ITK në këtë periudhë kohore ka paraqitur 1 kallëzim penal.

Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit ka përmendur 4 raste të aktiviteteve pa leje e pa shqyrtim në këtë zonë, sikurse edhe ndërrimin e vitrinave të lokaleve. KTK ka konfirmuar se sfidat që identifikohen në Qendrën Historike janë të shumta, “duke filluar me ndërtimet, aktivitetet pa leje (mbyllja e terasave para lokaleve me PVC apo qelq dhe konstruksion metali), vendosja e reklamave ndriçuese në ballore të lokaleve (më shumë se 1m2 dhe me dizajne të pa përshtatshme), mos menaxhimi i mirë i mbeturinave dhe vendndodhja e kontejnerëve e mbeturina rrugore me numër të madh të cilat nuk largohen, parkingje ilegale dhe uzurpimi i trotuareve me vetura, qasja e automjeteve pa leje brenda Sheshit të Shadërvanit, ngasja me veturë mbi monumente (Urën e vjetër të Gurit) e shumë çështje dhe aktivitete tjera të cilat mendojmë se duhet të diskutohen”.

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 ka identifikuar shkelje në 10 objekte në zonat e trashëgimisë kulturore në Prizren, me ç’rast ka shqiptuar 6 gjoba mandatore dhe 4 kallëzime penale, si dhe ka nxjerrë 3 vendime për rrënim.Policia rajonale e Prizrenit ka theksuar se vjet janë iniciuar 8 raste, ku 6 sosh janë proceduar në Prokurori dhe 2 janë nën hetime, prej të cilave 5 raste i ka Stacioni policor Prizren-Jug dhe 2 raste Stacioni policor Prizren-Veri.

Prokuroria Themelore në Prizren ka pohuar se gjatë vitit 2020 lidhur me dëmtimin e trashëgimisë kulturore në Prizren ka pranuar 3 kallëzime penale kundër 3 personave të dyshuar. Kjo prokurori vjet për veprën penale dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës nga neni 354 i Kodit Penal, në 3 kallëzime penale kundër 3 personave ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se për veprat penale nga neni 354 për periudhën janar – dhjetor 2020, janë të evidentuara 4 raste, ku në 1 rast kjo gjykatë ka nxjerr aktgjykimin me urdhër ndëshkimor përkatësisht dënim me gjobë, derisa 3 lëndë tjera janë në punë.

Ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në Prizren kërkon përkushtim dhe punë nga akterët ndërsektorialë dhe institucionet përkatëse duhet të ushtrojnë të gjitha përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të rritet efikasiteti në këtë drejtim.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara. "Temperaturat minimale -2 deri 2,ndërsa  maksimalet 7-12°C. Erë nga juglindja...

Prizren, nëntë  aktakuza kundër nëntë  personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur nëntë  aktakuza kundër nëntë  personave, për vepra penale. Dy  aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi,...

Lajmet e Fundit