Juventus e pa kënaqur me Ronaldon, kërkon transferimin e portugezit

Juventus kërkon ta shesë Cristiano Ronaldon në fund të këtij sezoni, edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Kur Juventus solli Cristiano Ronaldon në Torino në verën e vitit 2018, qëllimi i klubit ishte të fitonte një titull në Ligën e Kampionëve.

Por që nga ardhja e Ronaldos nuk ka ndryshuar asgjë për italianët, ata vazhdojnë me historinë e tyre nga 1996 duke mos arritur fitoren e titullit.

Tani me ëndrrën e klubit për Ligën e Kampionëve e cila është mohuar edhe për një sezon tjetër, kryetari i Juventus, Fabio Paratici thotë se nënshkrimi i Ronaldos në një marrëveshje të re nuk është prioritet.

“Ka akoma një vit tjetër kontrate,” tha Paratici për Sky Italia. “Rinovimi i kontratës së Cristiano nuk është një çështje e menjëhershme, ka kohë për të folur në lidhje me të”.

Ronaldo ka qenë një sensacion për Bianconerët, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka më shumë se 70 gola në Serie A dhe ka kontribuar në fitoren e scudettos dy herë gjatë tre viteve në Juventus.

Albanianpost.com

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Lajmet e Fundit