Haskuka: Komuna e Prizrenit e gatshme që të fillojë vaksinimin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se janë të gatshëm të fillojnë vaksinimin.

“Pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundër Covid-19, sot kemi mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Asociacioni i Komunave, ku diskutuam në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit”.

“Me këtë rast, ministri Arben Vitia na njoftoi se me arritjen e kontigjentit të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohen do të jenë personeli shëndetësor, të cilët janë në vijën e parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare dhe me sëmundje kronike”.

“Duke ia uruar detyrën e ministrit, zotin Vitia e njoftova që Komuna e Prizrenit është e gatshme për administrimin e vaksinave kundër COVID-19, në bazë të listave të rrezikshmërisë dhe theksova se në momentin që vaksinat të transportohen në Prizren, QKMF është e gatshme që të fillojë vaksinimin”.

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Lajmet e Fundit