47 të vdekur që nga fillimi i pandemisë në Malishevë

Nga fillimi i pandemisë Covid-19, në Komunën e Malishevës, 47 persona kanë vdekur pas infektimit me këtë virus.

Sipas njoftimit të komunës aktualisht në Malishevë janë 74 raste aktive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikim e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si nga komunikimi me rastet ne rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 952 raste, prej tyre 831 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 74 persona.

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Lajmet e Fundit