Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë, hiqet ora policore

Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mbledhje e radhës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID-19.

Në këtij vendimi që u mor sot, e i cili hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit të kryeministrit, më nuk do të ketë orë policore.

Masat do të hyjnë në fuqi nga e hëna.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur propozimin e tij para kryeministrit, Albin Kurti dhe kolegëve ministra.

“Kufizimi i orarit do të hiqet, nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi më shumë se 10 persona. Gastronomia deri në ora 23:00. Lejohet qëndrimi pa maska kur qytetarët janë vetëm edhe në ambient të jashtëm”, tha Vitia.

Po ashtu në bazë të këtij vendimi do të lejohet organizimi i dasmave dhe puna e klubeve të natës në bazë të një manuali të veçantë.

Më Shumë

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit