Humb jetën aksidentalisht një 35 vjeçar nga Hasi

Sot rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar informacion se në fshatin Planejë të Hasit, përderisa një person po punonte me traktor dhe lidhesën e barit në livadhe, kishte pasur një defekt teknik dhe duke e rregulluar atë, për një moment makina e barit e godet dhe si pasojë i shkakton lëndime fatale.

Emergjenca pasi kishte dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka vdekur, ka njoftuar për TV Prizreni zëdhënësi i DRP-së, Shaban Osmanollaj.

  • Policia dhe forenzika rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprime hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Viktima është A.Q i lindur në vitin 1986 nga fshati Kojush, KK Prizren.

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit