11.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Filloi shpërndarja e letërnjoftimeve biometrike

Leternjoftimi(Eplotësuar) Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar letërnjoftimet e para biometrike për qytetarët e Kosovës, që është kusht për liberalizim të vizave.

Ministri Bajram Rexhepi ka thënë se Kosova po përmbush edhe një kriter për procesin integrues dhe sipas tij, brenda periudhës tri-vjeçare parashihen të lëshohen 1 milion e 700 mijë letërnjoftime. Kartela e re biometrike përmban tipare të sigurisë së lartë optike dhe elektronike dhe mund të përdoret edhe në vend të pasaportës, në ato shtete ku Kosova ka marrëveshje për kalim të lirë të kufirit, raporton KTV.

Ky projekt ka kushtuar 7 milionë e 800 mijë euro, ku të drejtën për furnizim me kartela biometrike e ka fituar kompania Giesecke & Devrient nga Gjermania. Sipas ministrit Rexhepi, lëshimi i këtyre letërnjoftimeve nuk do të marrë shumë kohë dhe për përgatitjen e tyre, qytetarët mund të njoftohen edhe përmes sms-ve apo e-mail adresës. Taksa administrative për aplikim do të kushtojë 10 euro.

Sot nis lëshimi i letërnjoftimeve biometrikë

Nga sot Kosova përmbushë edhe një kusht drejt liberalizimit të vizave. Ministria e Punëve të Brendshme (MBP), ka bërë të ditur se prej sot qytetarët e Kosovës do të pajisen me letërnjoftime biometrike.

Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar se ceremonia zyrtare do të jetë nesër në orën 11, ndërkaq që prezent do të jenë ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Këto dokumente thuhet se janë të një teknologjie të lartë.

Më Shumë

“Nëse ke një mundësi për të shpresuar…” – Vargu i Lea Ypit në këngën e re të U2

Vokalisti i bendit legjendar U2, Bono, ka përmendur akademiken dhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi gjatë prezantimit të projektit të ri muzikor “Days of Ash”. Në...

Shkyçje nga ujësjellësi për mospagesë – 15 raste në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se sot në Njësinë e Prizrenit janë realizuar 15 shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë për...

Lajmet e Fundit