9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Gashi: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mund të kenë pasoja nga “lista e zezë” e Bidenit

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nga dekreti i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për zgjerimin e masave emergjente në Ballkanin Perëndimor, mund të kenë pasoja edhe liderët politik të Kosovës.

“Mund të ketë reperkusione edhe këta që e udhëheqin shtetin e Kosovës sot, edhe pse nuk janë të përfshirë në shkelje të drejtave të njeriut ose në krime lufte, as presidenti as kryeparlamentari as kryeministri nuk janë të përfshirë as në afera korruptive”.

“Por, në rast që nuk i nënshkruajnë marrëveshjen që do të ofrohen gjatë procesit negociator ose do t’i shkelin marrëveshjet që janë nënshkruar, atëherë mund të kenë pasoja edhe vetë këta”, u shpreh Gashi në Klan Kosova.

Gashi tutje tha se nëse nuk i pranojnë marrëveshjet që do t’i orfojnë SHBA-të, ata atëherë ata mund të ndëshkohen jo për korrupsion dhe jo për krime lufte”.

Reklamë

Më Shumë

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Lajmet e Fundit