Rrahje masive në Prizren, shtatë të arrestuar

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Prizren, pas një mosmarrëveshjë verbale. Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë shtatë persona, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një armë zjarri dhe disa fishekë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarit janë lëshuar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

“Prizren 04.07.2021 – 14:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vetit disa të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Është konfiskuar një armë zjarri me dy fishek. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Shtatë të dyshuar janë shoqëruar në polici dhe të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit