4.6 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Alushani (VV): Të palogjikshme veprimet e opozitës në Prizren

Asambleistja nga Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dafina Alushani, ka thënë se veprimet që ndodhën këtë të enjte në seancë nuk ishin të logjikshme.

Kuvendarët e opozitës nuk kanë votuar sot asnjë pikë të rendit të ditës të Kuvendit Komunal, përfshirë edhe atë “Riparcializimit për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë – Parku i Biznesit”, për të cilën kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tha se është kundër punësimit të rinisë dhe zhvillimit të komunës, njofton Klan Kosova.

Të njëjtën e tha edhe Alushani se Parku i Biznesit është interes i qytetarëve dhe bizneseve, prandaj në pika të tilla s’duhet të ketë ndasi partiake.

“Është fakt që ne (Vetëvendosje) nuk i kemi numrat, por në disa raste dhe projekte duhet të tejkalohetn numrat, sepse fundja po dëmtohen bizneset”.

Ajo tha se nuk arsyetohet prolongimi i një procedure për shkak të inateve partiake.

“Vazhdimisht rekomandohet që të shtyhet që përgjegjësia jonë për këtë mandat të lihet për mandatin tjetër. Ky është edhe një mesazh ndaj kryetarit Haskuka që s’ka komunikim me opozitën, duke synuar që të thonë se edhe ata kanë peshë dhe duhet komunikuar”.

Më Shumë

Këta janë kandidatët të cilëve iu hoqën vota në Malishevë

Hetimi për manipulim me votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 është zgjeruar në gjithë Kosovën. Pas aksionit në Prizren, sot është zhvilluar operacion...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 eurove për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa...

Lajmet e Fundit