Tragjedia në Kroaci, identifikohet i vdekur edhe një 55 vjeçar nga Prizreni

Një 55 vjeçar nga Randobrava e Prizrenit është identifikuar në mesin 10 viktimave që vdiqën dje në aksidentin me autobus në Slovanksi Brod të Kroacisë. Autobusi me mërgimtarë kosovarë ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.

Identifikimin e të vdekurit 55 vjeçarit me inicialet A.H., nga Komuna e Prizrenit e kanë konfirmuar familjarë të tij, shkruan Reporteri.

Ndryshe, deri më tani është raportuar se janë identifikuar 8 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci. Media kroate, kanë raportuar sot se sipas Policisë, dy nga të vdekurit e aksidentit të autobusit me kosovarë nuk janë identifikuar ende.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit