Kuvendi miratoi Ligjin për rishkimin e buxhetit për vitin 2021

Në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës ka hedhur në votim shqyrtimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Ky Ligj është miratuar me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja, tha se buxheti për vitin 2021 është parashikuar të jetë 2.4 miliardë euro.

“Ky projektligj parasheh 34 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë, 60 milionë euro për transfere, 12 milionë euro për bujqësi. Ne mendojmë që balancimi i buxhetit të jetë i nevojshëm”, ka thënë Muja.

Kujtojmë se Kuvendi sot ka bërë shqyrtimin e dytë të këtij projektligji

Më Shumë

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit