Biden: Zotohem se SHBA-ja do të mbetet partner i palëkundur i Kosovës

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden përmes një video-mesazhi u është adresuar qytetarëve të Kosovës duke konfirmuar partneritetin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën.

Ai ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani e cila të dielën do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit për djalin e ndjerë të presidentit Biden, Beau Biden.

“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë,  dua të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë këto 20 vjetët e fundit. Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj, më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dëshmojmë se demokracitë, demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, ka thënë ndër të tjera presidenti Biden në video-mesazhin e tij për Kosovën.

 

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Lajmet e Fundit