Fluks në aksin Morinë-Kukës: 40 mijë pushues nga Kosova hynë në Shqipëri

Mëngjesin e kësaj të diele pika kufitare e Morinit dhe segmenti Morinë-Kukës është pushtuar nga makinat.

Që në orët e hershme të mëngjesit në hyrje për në Shqipëri rradha e mjeteve ishte deri në thellësi të territorit të Kosovës, ndërsa policia kufitare e Morinit për të shmangur radhët e gjata dhe vonesat për shkak të fluksit punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar, njofton SYRI TV.

Vetëm në orët e para të mëmgjesit të sotëm sipas të dhënave zyrtare kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 40 mijë shtetas kosovarë, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar.

Fundjava mban peshën kryesore të lëvizjeve në këtë pikë kufitare por pamje të tilla të lëvizjeve tashmë janë thuajse të përditshme.

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit