7.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Gjobiten 117 qytetarë për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 117 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit Covid-19 janë 117”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij ligji.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së Covid-19, është miratuar në muajin gusht të vitit të kaluar. Gjobat për mosrespektim të këtij ligji fillojnë nga 35 deri në 2.000 euro, varësisht nga shkeljet.

Nga dita e shtunë, 14 gusht Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të jetë aktive në realizim dhe zbatimin masave të reja në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, të cilat janë vendosur më 12 gusht nga Qeveria e Kosovës.

Në mesin e masave, bartja e maskës është bërë e obligueshme, përveç rasteve kur një person ec vetëm në ambient të jashtëm, gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, apo gjatë ushtrimeve fizike.

Në Kosovë, ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me Covid-19.

Vetëm të shtunën, më 14 gusht janë regjistruar 1.370 raste të reja me koronavirus.

Që prej marsit të vitit 2020, deri më 14 gusht, Kosova ka regjistruar 115.151, ndërsa 2.280 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Më Shumë

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit