Pacienti me Covid largohet fshehurazi nga dritarja e spitalit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Një pacient është filmuar duke dalë nga dritarja e dhomës së pasme të Repartit Infektiv në Gostivar.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga media të shumta në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë lidhur me këtë rast ende nuk ka asnjë reagim nga spitali apo nga policia.Maqedonia e Veriut po përballet me një shtim të numrit të infektimeve me Covid-19.

Pas Shkupit, Gostivari dhe Tetova janë qytetet me më së shumti të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistruar 7.503 raste me koronavirus, ndërsa momentalisht ka 1.394 raste aktive.

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit