Melisa Lleshi ‘djeg’ rrjetin me klipin e ri provokues

Artistja shqiptare, Melisa Lleshi, ka publikuar dje këngën e re.

“Atij” mban titullin projekti i ri, të cilin po ashtu e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ylli nga Shqipëria mori vëmendje me dukjen elegante e në anën tjetër edhe me skenat provokuese.

Teksti është shkruar nga Melisa, Marigona dhe Ardita Shehu, kurse për melodinë u përkujdes Anxhelo Koci bashkë me Natti Daja.

Ky i fundit e ka realizuar edhe muzikën e kësaj kënge.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit “N Music”.

Melisa ndryshe është bërë e njohur nga emisioni “Përputhen”, ku edhe rrëmbeu famën e madhe dhe fitoi zemrat e publikut shqiptar.

 

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit