Kërkohet heqja e orës policore dhe maskat për ata që jenë të vaksinuar

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të mbajnë takim me qeverinë Kurti, ku do të diskutojnë për ndryshimin e masave antiCovid.

Ky takim do të mbahet në ora 14:00, shkruan Insajderi.

Kryetari i këtij asociacionit, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se është e pakuptim që të vazhdohet ende me këto kufizime, pasi rastet kanë rënë.

“Nuk kakuptim që ora policore të jetë në fuqi nga ora 22:00, derisa lokalet e gastronomisë punojnë deri në orën 21:30”, tha Ibrahimi për Insajderi.

Tutje, Ibrahimi ka deklaruar se do të kërkojnë nga qeveria heqjen e orës policore, dhe heqjen e maskave për personat e imunizuar që lëvizin në ambiente të jashtëm.

“Po, sot do të kemi takimi në ora 14:00 me qeverinë, do të kërkojnë ndryshimin e kufizimeve, heqjen e orës policore, bartja e maskës të mos vlej për personat e imunizuar që lëvizin në ambient të jashtëm, pasi po shihet rënja e rasteve dhe më është absurd të vazhdohet me këto kufizime”, ka thënë Sazani për Insajderin.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit, prej tyre 2.974 persona kanë vdekur./Insajderi.org

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit