“30 mijë euro borxh…”/ Zbulohet kuptimi i shifrës që u ‘gdhend’ në trupin e gruas së mjekut në Prizren

Dy persona të maskuar u futën pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku vodhën 10 mijë euro ari. Në momentin e grabitjes në shtëpi gjendej e zonja e shtëpisë (33-vjeçare), të cilën hajnat e lidhën dhe të njëjtës i shkaktuan plagë me thikë në trup. Në trupin e saj, dy personat e maskuar “gdhendën” shifrën “0003” dhe një zemër e vogël.

Hetuesi i këtij rasti Fitim Haxhiufazliu ka treguar për Gazetën Sinjali se cilat janë dyshimet e para për shifrën që u “gdhend” në trupin e gruas.

“Njëri nga të dyshuarit i është drejtuar viktimës se bashkëshorti juaj mi ka borxh 30 mijë euro. Kështu ka deklaruar viktima e këtij rasti. Pra edhe ne supozojmë, këto janë dyshimet e para”, tha ai për Sinjalin.

Ai tutje shtoi gruaja në momentin që është gjetur nga burri i saj ishte pa vetëdije.

 “Burri e ka gjetur atë kur është kthyer nga Shqipëria. Bazuar në informacionet e para, ajo ka qenë pa vetëdije”, shtoi ai.

33-vjeçarja u gjet e lidhur në shtëpi, katër orë më vonë nga bashkëshorti i saj, 56-vjeçar./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit