Memli Krasniqi: Malisheva po i bashkohet përsëri vizionit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin në ardhje të Malishevës, Isni Kilaj takuan aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po vazhdojnë të jenë të mobilizuar maksimalisht për ta përmbyllur me fitore balotazhin, në mënyrë që të rikthehet modeli zhvillimor i qeverisjes edhe në këtë komunë.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, u shpreh i lumtur që Malisheva do t’i bashkohet vizionit të PDK-së përsëri, për t’u shkëputur nga qeverisja e papërgjegjshme dhe nga një mendësi shpërfillëse e diskriminuese.

“Besimi dhe vullneti i qytetarëve të Malishevës në kryetarin Isni Kilaj, pa dallime partiake, janë garancë dhe përgjëgjësi për jetësimin e vizionit tonë qeverisës”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i tij:

Me kryetarin Isni Kilaj takuam aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, të cilët po vazhdojmë të jenë të mobilizuar maksimalisht për ta përmbyllur me fitore balotazhin, në mënyrë që të rikthehet modeli zhvillimor i qeverisjes edhe në këtë komunë.

Jam i lumtur që Malisheva do t’i bashkohet vizionit të PDK-së përsëri, për t’u shkëputur nga qeverisja e papërgjegjshme dhe nga një mendësi shpërfillëse e diskriminuese. Besimi dhe vullneti i qytetarëve të Malishevës në kryetarin Isni Kilaj, pa dallime partiake, janë garancë dhe përgjëgjësi për jetësimin e vizionit tonë qeverisës.

Më Shumë

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Lajmet e Fundit