Tentim-grabitje në Prizren, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një tentim-grabitjeje në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për Gazetën Express se dyshohet se tentimin e bënë tre persona të armatosur.

“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj.

“Janë lenduar dy persona dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut pë jetë”, shtoi ai.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit