12.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

KEDS-i apelon që të mos ngroheni me rrymë, për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka apeluar te qytetarët që të mos e shfrytëzojnë rrymën për ngrohje, pasi për shkak të mbingarkesës po ka prishje në rrejt.

KEDS-i përmes një fotografie që e ka shpërndarë në Facebook, ku shihet një trafo e djegur, rekomandon që qytetarët të kursejnë energjinë dhe aty ku munden të shfrytëzojnë forma alternative të ngrohjes, në mënyrë që të mos ketë raste të tilla edhe më tutje.

“Një nga dëmet e shumta që mbingarkesat në rrjet shkaktojnë kur konsumatorët e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje. Në mënyrë që të mos ballafaqohemi me pamje të tilla dhe me mungesë të energjisë elektrike, është mëse e nevojshme që konsumatorët të kursejnë energjinë dhe aty ku munden të shfrytëzojnë forma alternative të ngrohjes”, ka njoftuar KEDS-i.

Sipas KEDS-it mbingarkesat në rrjet, si pasojë e shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje, kanë lënë një pjesë të qendrës së Gjakovës pa rrymë.

“Shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje me rënien e temperaturave po shkakton dëme të mëdha në rrjetin elektrik. Kjo pasi mbingarkesat po dëmtojnë jo vetëm kabllot nëntokësore por edhe stabilimentet tjera energjetike”.

Sipas tyre janë duke bërë përpjekje për të sanuar dëmet por për shkak të motit të ligë po e kanë shumë të vështirë rregullimin e rrjetit energjetik.

“KEDS është duke bërë përpjekje maksimale në terren për të sanuar sa më shpejt dëmet mirëpo situata po bëhet edhe më e vështirë me ndryshimin e motit, ku tashmë kanë filluar rigat e shiut në këtë pjesë. KEDS u bën thirrje konsumatorëve që sa më shumë të mundohen ta kursejnë energjinë elektrike dhe pajisjet shtëpiake t’i shfrytëzojnë pas orës 22:00”.

Më Shumë

Enver Hoxha, biri i llastuar i një tregtari të mirë

Time, 22 dhjetor 1961 E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj...

Arrestohet i dyshuari nga Mamusha për krim kibernetik, ishte dënuar me rreth dy vjet burgim efektiv

Stacioni Policor në Mamushë, më datë 18.08.2025, ka realizuar me sukses urdhër-arrestin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të dënuarit M. J.,...

Lajmet e Fundit