Një rast i dhunës në familje në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Graçanicë, Gllogoc, Prizren, Deçan.

Prishtinë 02.12.2021 – 22:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, djali i tij me të meta psikike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në repartin Psikiatrik. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Graçanicë 02.12.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 02.12.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 03.12.2021 – 15:30. Viktima femër kosovare ka informuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtuar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Deçan 03.12.2021 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar psiqikisht dhe fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit