Afro 2 mijë vdekje nga Covid-19 në vitin 2021 në Kosovë, mbi 110 mijë infektime

Viti 2021 ashtu si ai paraprak kaloi me përballjen me pandeminë Covid-19, por gjatë këtij viti me versionet e ndryshme të saj si pasojë e mutacioneve që pësoi kohë pas kohe.

Gjatë vitit të kaluar në Kosovë u shënuan 110 mijë e 29 raste të infektimit me Covid-19, derisa që nga shfaqja e virusit Covid-19, në mars të vitit 2020 në Kosovë, janë shënuar 161 mijë e 532 raste pozitive.

Gjatë vitit që lamë pas Covid-19 u mori jetën 1655 personave në Kosovë.

Vetëm në vitin 2020 në Kosovë janë regjistruar 51 mijë e 502 raste pozitive me Covid-19.

Ndërkaq, prej 22 marsit 2020, kur është shënuar rasti i parë i vdekejs nga COVID-19 në Kosovë, e deri më 31 dhjetor 2020 ka pasur 1336 vdekje, shkruan lajmi.net.

Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi kundër Covid-19 dhe deri tani janë dhënë 1 milion e 574 mijë e 509 doza të valsinës kundër Covid-19. Nga këta vaksina, 783 mijë e 74 qytetarë kanë marrë dozën e dytë.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit