6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Parashikimi i motit, të enjten temperaturat -9 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa të enjten parashihet mot më i ftohët.

IHMK bën të ditur se të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.

“Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s. /

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit