8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

LAJMI I FUNDIT: Rusia ia vendos tre kushte Ukrainës për të ndalur luftën, ja cilat janë ato

Rusia ka prezantuar tre kushtet që ka ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën, derisa kanë vazhduar përballjet për ditën e 11 me radhë.

Bashkëthemeluesi i ‘’Bellingcat’’, Christo Grozev, i cili përmes një postimi në Tëitter tregoi tre kushtet që ishin prezantuar nga Rusia.

Ai tha se bëhej fjalë për tre kushte, por që janë refuzuar kategorikisht nga përfaqësuesit e Ukrainës në dialog.

‘’Rusia tha se do i ndal operacionet ushtarake ‘’në çdo moment’’ nëse Kiev plotëson këto kushte nga Rusia.

-Ukraina duhet të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura

– ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Europian”, thuhet në postimin e Grozev.

Ai tutje tha se ”Zelensky në mënyrë të prerë refuzoi tre kushtet.”

Kujtojmë se sot ka vazhduar raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, pas dy raundeve të cilat përfunduan pa zgjidhje konkrete, dhe forcat ruse nuk ndaluan synimin për pushtimin e Ukrainës.

Më Shumë

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Dorëzohet në polici personi i kërkuar në Suharekë

Sot, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim. I dyshuari është paraqitur...

Lajmet e Fundit