7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Shaqiri shënon golin e parë me Chicago Fire në MLS

Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e tij të parë në ligën amerikane, MLS me skuadrën e tij të re, Chicago Fire.

Sulmuesi me origjinë shqiptare shënoi golin e dytë për Chicago-n në fitoren 3-1 ndaj Sporting Kansas City.

Shaqiri shënoi në minutën e 50-të, i cili u tregua i saktë nga penalltia duke e lënë të shtangur portierin.

30-vjeçari është shndërruar menjëherë në një nga lojtarët kryesorë të Chicago Fire dhe në katër ndeshjet e tyre, ndeshjet prej kur është bërë pjesë e skuadrës, ai ka luajtur gjithë kohës, ku ka dhënë edhe dy asistime.

Kujtojmë se Shaqiri u transferua në MLS këtë merkato dimërore nga Lyon-i për te Chicago Fire, ku duket se po kalon mjaft mire.

Chicago synon të radhiten të parët në Konferencën Lindore, dhe duket se do ta arrijnë këtë objektiv, pasi sezonin e ka nisur mbarë me dy barazime dhe dy fitore që e mbajnë skuadrën në vendin e dytë.

Chicago janë vetëm dy pikë larg pozitës së parë, Philadelphia, por për të arritur objektivin, të gjithë i kanë sytë nga Xherdan Shaqiri.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

I dënuari nga Suhareka gjendet pa shenja jete në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku...

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Lajmet e Fundit