11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Turqia thotë se Rusia dhe Ukraina janë afër marrëveshjeve për ‘çështjet kritike’

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Rusia dhe Ukraina ishin afër marrëveshjes për “çështje kritike”, dhe tha se shpreson për një armëpushim nëse të dy palët nuk tërhiqen nga përparimi i arritur deri më tani.

Ministrat e Jashtëm, Sergei Lavrov i Rusisë dhe Dmytro Kuleba i Ukrainës, u takuan në qytetin turistik turk të Antalias në fillim të këtij muaji me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu gjithashtu i pranishëm. Diskutimet nuk dhanë rezultate konkrete.

Cavusoglu, i cili gjithashtu udhëtoi në Rusi dhe Ukrainë javën e kaluar për bisedime me Lavrov dhe Kuleba, tha se kishte pasur afrim në pozicionet e të dyja palëve për tema të rëndësishme dhe kritike.

“Mund të themi se shpresojmë për një armëpushim nëse palët nuk bëjnë një hap prapa nga qëndrimet aktuale” tha ai.

Kievi dhe Moska raportuan disa përparime në bisedimet javën e kaluar drejt një formule politike që do të garantonte sigurinë e Ukrainës, duke e mbajtur atë jashtë NATO-s, megjithëse secila palë akuzoi tjetrën për zvarritje të çështjeve, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Turqia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, ka marrëdhënie të mira me të dyja dhe ka ofruar të ndërmjetësojë mes tyre.

Më Shumë

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Lajmet e Fundit