16.5 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Arsenal synon transferimin e Rashford në merkaton e verës

Arsenali do të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford gjatë verës, raporton gazeta britanike The Sunday Mirror.

Kjo vjen pas një periudhe të vështirë për 24-vjeçarin, i cili ka luftuar për t’u futur në ekipin e United këtë sezon, duke bërë vetëm 19 paraqitje në Premier League.

Në atë kohë ai ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë.

Rashford ka vetëm 15 muaj të mbetura në marrëveshjen e tij në Old Trafford dhe pasiguria rreth kohës se sa do luaj, mund të krijojë arsye të mjaftueshme për të shtyrë për një largim.

E tillë është lufta e tij për formë, sulmuesi u hoq nga skuadra e Anglisë këtë javë.

Për Arsenalin, sulmuesi i Manchester United ofron një zgjidhje për një problem të mundshëm në verë.

Mikel Arteta do të jetë pa një qendërsulmues të njohur të ekipit të parë, me Alexandre Lacazette dhe Edëard Nketiah që do të jenë agjentë të lirë.

Rashford do të jetë në gjendje të luajë si përpara ashtu edhe në të majtë, duke shtuar më shumë shkathtësi në opsionet e tyre aktuale.

Mund të funksionojë për të dyja palët, por mbetet për t’u parë nëse United do të pranojë ta lërë të largohet lojtarin e akademisë.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kryhen dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur në Spitalin e Prizrenit

Një arritje e rëndësishme është shënuar në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku u kryen...

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Lajmet e Fundit