8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Arrest shtëpiak për 14 policët e arrestuar për korrupsion në Vërmicë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak 14 zyrtarëve policorë, të arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vermicë.

Sipas njoftimit, policët dyshohen se kryer veprën penale në vazhdimësi Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 i KPRK-së në bashkim me veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P e ka refuzuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç. Të pandehurve iu është masa e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nën paragrafi 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit