19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Ish-deputeti i PDK-së: Të ndryshohet ky ligj

Nesër në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës do të jetë ditë pushimi për shkak të Ditës së Kushtetutës, e cila u festua të shtunën e 9 prillit.

Qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që për festat të cilat bien në vikend, të jetë pushim gjatë ditëve të punës.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Vetëm në muajin prill janë tri festa zyrtare gjatë vikendeve, por që të hënave do të jetë ditë pushimi.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, i cili gjatë vitit 2016 dhe 2017 me kokëfortësi kishte kundërshtuar, ndryshe nga shumica e kolegëve të tij partiak, demarkacionin me Malin e Zi, ka dal me propozim për Ligjin për Festat Zyrtare.

Ai, ka thënë sot se ky vendim ka mbetur nga e kaluara, pasi sipas tij, ditët e punës nuk duhen të shfrytëzohen.

“Është ligj që është miratuar në Kuvend të Kosovës, është ligj që duhet të ndryshohet dhe festat kurdo në ditë të javës janë, aty duhet të festohet… nëse në vikend është ditë feste nuk ka nevojë të shfrytëzohet dita e punës, kjo ka mbetur nga e kaluara që është miratuar. Besoj që tashmë e kanë shumicën dhe duhet të ndryshohet, kemi nevojë të punojmë dhe jo të rrimë”, Hasani.

Përveç, nesër, qytetarët do të pushojnë edhe më 18 prill për shkak se të dielën e 17 prillit festohen Pashkët Katolike, si dhe më 25 prill, për shkak të Pashkëve Ortodokse, të cilat do të festohen të dielën e 24 prillit.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,  temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë...

Zhegrova reagon pas humbjes së Kosovës

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, ka reaguar sot pas humbjes së Kosovës mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Zhegrova ka thënë se do të rikthen më të...

Lajmet e Fundit