17.3 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit vjen me një reagim “thumbues” për arrestimin e tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare i cili më pas ishte liruar, sot me anë të një postimi në “facebook” ka rikujtuar momente të arrestimit të tij nga policia.

Halimi e quan arrestimin  e tij si “shpërblim” të gjithë asaj që ka dhënë për Kosovën si dhe angazhimin e tij në UÇK.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

“Shpërblimi pas luftës, nga ngrënësit e lirisë së Kosovës, për veprimtarinë time kombëtare dhe vuajtjeve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë të cilën e ka publikuar.

Ndryshe, Me 23 mars, pas rigjykimit, Bedri Halimi, si dhe katër inspektorë të Komunës së Prizrenit, Enver Bytyqi, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka, janë liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë më 17 maj 2021 i kishte shpallur të pafajshëm katër të lartpërmendurit, lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Halimi ishte arrestuar edhe në janar të këtij viti, në rastin e njohur si Brezovica, për shkak të dyshimeve për për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Për rastin në fjalë ende nuk është marrë asnjë vendim.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Më Shumë

Mësimdhënësit drejt shteteve të Perëndimit, mbi 600 kanë lënë Kosovën këtë vit

Një pjesë e madhe e kosovarëve janë duke lënë vendin e tyre për të shkuar në shtetet e Perëndimit. Në mesin e këtyre qytetarëve janë...

Joe Reece, amerikani i tretë që përforcon KB Ylli

Basketbollisti amerikan, Joe Reece është përforcimi më i ri te Golden Eagle Ylli për sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra nga...

Lajmet e Fundit