Mbytet nga rryma një i ri nga Suhareka

Fatos Zekolli është i riu që sot tragjikisht u mbyt nga rryma.

I riu është nga Bllaca e Suharekës dhe vdiq në Pejë derisa po kryente punime me eskavator.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët në rrjete sociale të cilët thanë se viktima ka vdekur pas një aksidenti nga rryma elektrike.

Policia e ka konfirmuar këtë ngjarje të rëndë për Klankosova.tv, derisa tha se akoma nuk dihen shumë detaje lidhur me të.

“Policia sot njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Loxhë-Gorozhdec, në lagjen ‘Dardania’, një person e ka zënë rryma gjatë punimeve. Është dërguar në spital edhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi pranoi se nuk dihet se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma./Klankosova.tv

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit