4.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Nis restaurimi i shtëpive të familjes Morina në Prizren

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka filluar zbatimin e punimeve për Restaurimin e shtëpive të familjes Morina në rrugën “Marin Barleti” në Prizren.

Siç bënë të ditur Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, aktualisht po zhvillohen punimet në këto dy ndërtesa, përderisa pritet që së shpejti të fillojnë ndërhyrjet emergjente edhe në ndërtesat tjera në këtë lagje.

Ndërhyrjet restauruese – konservuese në këtë lagje, vijnë si rezultat i nevojës së domosdoshme për ndërhyrje në disa prej ndërtesave, gjendja e të cilave ka degraduar për vite me radhë.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, falënderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prizrenit, shoqërinë civile në Prizren si dhe të gjitha palët e involvuara në këtë proces për angazhimin maksimal, përfshire këtu dhe pronarët e ndërtesave të lagjes të cilët treguan gatishmëri për t’u bërë palë në këtë proces tejet të ndërlikuar por shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tyre por edhe të qytetit të Prizrenit.
Rruga “Marin Barleti” zë pjesën kyçe të Qendrës Historike të Prizrenit, ndaj dhe revitalizimi urban dhe shoqëror i tij, do të ndikon në krijimin e kushteve optimale për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në qytetin e Pizrenit./ PrizrenPress.com

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit