10.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Këtë javë shkojnë temperaturat mbi 25 gradë

Mot relativisht i qëndrueshëm në javën vijuese. Më ngrohtë e më shumë diell. Të martën mundësi për rrebeshe shiu.

Nga dita e enjte edhe në aspektin termik do të jetë më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 25C.

Fundjava sërish sjell kushte për të reshura shiu, dhe një rënie të lehtë të temperaturave.

Cilësia e ajrit kryesisht do të mbetet me indeks në vlera të pranueshme.  Orëve të pasdites vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor, që shkurtimisht edhe shtyn indeksin të kaloj në vlera mesatare të ndotjes.

Datat:

9.05 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

10.05 – Pjesërisht vranët.  Pasdite, lokalisht do të ketë zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

11.05 – Kryesisht me diell.  Rreth viseve malore pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut me bubullima.

12.05 – Më ngrohtë, e kryesisht me diell.

13.05 – Pjesërisht vranët dhe shumë ngrohtë.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 11C, e maksimalet ndërmjet 22C e 25C, ndërsa të premten rriten edhe deri në 27C e 28C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-11m/s, e nga dita e enjte e lehtë nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

Më Shumë

Ndahet nga jeta Kurtali Mustafa, punëtor i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash

Kurtali (Sulejman) Mustafa, punëtor shumëvjeçar i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash, ka ndërruar jetë. Ai u shqua për përkushtimin dhe ndershmërinë në shërbimin...

Mbërrijnë në Kosovë tri transferet e reja të Yllit

Golden Eagle Ylli mund edhe të llogarisë në vikend për tri ardhjet e reja të huaja. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, tri transferet e fundit për...

Lajmet e Fundit