“Tërheqja e 30 për qind të Trustit do të kalojë”

Besnik Tahiri i AAK-së beson se tërheqja e mjeteve nga Trusti do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse për këtë është kundët grupi më i madh parlamentar në Kuvend, shefi i deputetëve të AAK-së tha në Frontal të T7 se do ta gjejnë një formë për ta miratuar këtë.

“Ne do ta gjejmë formën me e kalu Trustin dhe do ta kalojmë. Unë jam i bindur që aty ka deputetë…”, tha ai.

Ai iu kundërpërgjigje edhe kryetares së GP të LVV-së, Mimoza Kusarit, e cila ka thënë se nuk do ta lejojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Sepse Mimoza Kusari tha që nuk themelohet as komisioni hetimor, e i bëri dy”, tha Tahiri, duke theksuar se për këtë çështje është optimist.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit