Hasani: Përveç në burgun e Lipjanit, na torturuan edhe mjekët në spitalin e Prishtinës

Në burgun e Lipjanit nga data 24 deri më 10 qershor, kemi pasur tortura të ndryshme, mirëpo trajtim mjekësor pothuajse fare, tha ish i burgosuri politik, Nait Hasani.

Hasani për Tëvë1, tregoi se përveç torturave që u bënin në burgun e Lipjanit, e njëjta kishte ndodhur edhe nga mjekët në spitalin e Prishtinës.

“Nga 24 deri më 10 qershor kemi qenë në burgun e Lipjanit, atje kemi pasur tortura të ndryshme, trajtimi mjekësor shumë i vogël, por edhe në momentin kur shkonim te mjeku që ishte i burgut ose disa që i qonin në spitalin e Prishtinës, i torturonin dhe i rrihnin përsëri, e më pas u bënin kinse pi shëronin. Ndërsa në burgun e Lipjanit, mjeku aty, pa mpirje e pa asgjë tjetër, të gjitha plagët që i kishim na shkaktonte vuajtje të dyfishtë, por ishim të detyruar të qëndronim”, tha Hasani për emisionin “Infonata”.

23 vite më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviqit. Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit