7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

De Ligt në qendër të vëmendjes, shtatë klube në garë

Matthijs de Ligt po kthehet në qendër të vëmendje së merkatos. Mbrojtësi holandez nuk ka pranuar ende të rinovojë kontratën me Juventus-in edhe pse ka dy vite.

Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, 22-vjeçari kërkohet nga Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid, Barcelona dhe PSG.

(Photo by Marco Canoniero/LightRocket via Getty Images)

Juventus dëshiron ta mbajë gjatë De Ligt-in, por në rast të një oferte të kënaqëshme ata nuk do e pengonin largimin e tij, duke qenë se nuk ka rinovuar.

Holandezi u bashkua Juventus-it në vitin 2019 nga Ajax-i për shifrën e 85 milionë eurove. Aktualisht kartoni i tij sipas “Transfermarkt” vlerësohet 70 milionë euro.

Sezonin që sapo përfundoi, De Ligt u aktivizua në 42 ndeshje në të gjitha garat, ku realizoi tre gola dhe një asist.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Shpallje të pavlefshme nga Kenan Idrizaj

Kenan Idrizaj, shpall të pavlefshme diplomat e mëposhtme: Diplomën e Fakultetit Juridik (Bachelor) – Kolegji "Fama". Diplomën Master, drejtimi: E Drejta Penale – Kolegji "Fama". Diplomën Master,...

Lajmet e Fundit