Vodhi kasafortën e xhamisë me 300 euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin

Me datën 12.06.2022 në orën 17:05, në Stacionin Policor në Prizren ka pranuar një informatë nga përfaqësuesi i monumentit fetar (xhamisë ), se është vjedhur kasaforta metalike me para, të cilat janë mbledhur nga xhemati, e që sipas tij arrin vlerën rreth 300 euro.

Policia njofton se pas një pune operativo-hetimore në terren, ka arritur që të identifikojë të dyshuarin dhe i njëjti është futur në kërkim policor.

“Më datën 14.06.2022, rreth orës 01:45, i dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policor të Stacionit Policor, Veriu – Prishtinë. E. A., i datëlindjes 2004 m/sh/k”, njofton policia, transmeton Express.

I dyshuar është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, i njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit ku ka pranuar se ka kryer veprën penale në fjalë, po ashtu ka pranuar edhe vepra të tjera të natyrës së njëjtë të veprave penale.

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit