Zelensky do t’i drejtohet G7 ndërsa raketat ruse godasin qytetet në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë thirrje për dërgimin e më shumë armëve të rënda kur ai t’i drejtohet grupit të G7 të vendeve të pasura më vonë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një gjë e tillë pason një seri sulmesh raketore ruse në Kiev dhe zona të tjera gjatë fundjavës, të cilat vranë të paktën një person.

Në Ukrainën lindore, Rusia ka marrë kontrollin e plotë të Severodonetsk dhe po synon Lysychansk aty pranë.

Të dielën, Zelensky tha se shtyrja e dërgesave të armëve ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri dhe përsëri”.

Duke folur përmes fjalimit të tij të përditshëm me video, ai bëri thirrje gjithashtu për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të lëvizin më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, tha ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7 dhe kombet pritet të premtojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe më shumë sanksione ndaj Moskës. /Telegrafi/

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit