Juventus, zëvendësuesi i Vlahovic gjendet te Getafe

Juventus është në kërkim të një sulmuesi që do ta pranonte stolin.

Zgjedhja e parë për formacionin e Massimiliano Allegri-t është Dusan Vlahovic, por duhet një zëvendësues për të.

Sipas “Cope.es”, mes shumë emrave për sulmuesin e dytë, është dhe ai i Enes Unal-it nga Getafe. Ai ndiqet gjithashtu edhe nga Fiorentina.

Megjithatë, skuadra nga kryeqyteti spanjoll kërkon 25 milionë për ta lënë të lirë.

Një shifër që për “Zonjën e Vjetër” konsiderohet e lartë për një zëvendësues.

Ish-lojtari i Villarreal, Levante dhe Real Valladolid ka karakteristika të ngjashme me Vlahovic-in.

Ai është i fortë fizikisht dhe mjaft i mirë nga pikëpamja teknike.

Sezonin e fundit në La Liga turku e mbylli me 16 gola dhe një asist në 37 paraqitje. /Albanianpost.com

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit